About

Kjo faqe ka si qëllim të ndihmojë përkthimin e programeve kompjuterike në gjuhën shqipe. Ju mund të anëtarësoheni thjesht për të treguar interesin dhe mbështetjen tuaj për përkthimin e programeve. Nëse dëshironi, ju mund të jepni gjithashtu edhe ndihmesën tuaj intelektuale, duke marrë pjesë në diskutime dhe në procesin e përkthimit dhe të rishikimit të përkthimeve. Edhe me përpjekje të vogla, por nga një numër i madh njerëzish, mund të bëhen punë të mëdha.

Përpjekja për ta ruajtur gjuhën dhe për ta mbajtur të pastër është një punë fisnike që ka të bëjë me atdhedashurinë, dhe jo me nacionalizmin apo me shovinizmin (siç e ngatërrojnë disa njerëz super-modernë dhe super-globalistë). Atdhedashuria ka lidhje me dashurinë, dhe pa dashur vetveten dhe njerëzit e afërm, nuk mund të duash njerëzit e largët apo të gjithë njerëzimin. Nacionalizmi ka lidhje me urrejtjen ndaj kombeve dhe popujve të tjerë, dhe ai që ka urrejtjen në zemër, nuk mund të jetë i dashur as me të afërmit apo me vëllezërit e vetë.

Faqe të tjera që kanë lidhje: