Edit profiles and Invitations

Përshëndetje [simplenews-subscriber:user:name],

Ky është njoftimi i parë (newsletter) nga Përkthimi i Programeve në Shqip, i cili u dërgohet të gjithë anëtarëve të rregjistruar në sistem. Qëllimi është për tju vënë në dijeni lidhur me zhvillimet e fundit.

Së pari, te Edit Profiles mund të zgjidhni një ose disa projekte të preferuara dhe sistemi do t'i përzgjedhë vargjet për ju vetëm nga këto projekte. Po ashtu mund të caktoni edhe rradhën e përzgjedhjes së vargjeve (p.sh. e rastësishme ose sipas rradhës). Kurse përzgjedhjet e tjera (gjuhët ndihmëse, mënyrat e votimit, etj.) për momentin nuk janë funksionale.

Anëtarët e rinj me siguri i kanë vënë re këto mundësi, meqënëse shfaqen qysh në rregjistrim, por anëtarëve të hershëm ndoshta mund t'u kenë shpëtuar.

Një gjë tjetër e shtuar kohët e fundit është edhe mundësia për të dërguar ftesa (Invitations), me anë të së cilës mund të ftoni njerëzit e njohur, mjafton që t'u dini adresën email.

Kaq për këtë rradhë. Mbetshi me të mira.

Dashamiri